Fatmir Konja: “Koncensionari i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ministrisë së brendshme dhe duke filluar nga dita e djeshme, datë 12 Gusht deri në fund të muajt do të punohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19 e 30 të mbrëmjes në zyrat e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në Tiranë, Kamzë, Bathore, Elbasan, Durrës, Fier, Patos, Lushnje, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Me këtë zgjatje të orarit synohet të përballohet pa problem fluksi i kërkesave të qytetarëve gjatë këtij muaji për pajisjen me dokumentet e reja të identitetit. Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të vijojnë aplikimin për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike duke i garantuar se do të krijojë të gjitha lehtësitë e duhura kurdo që të jetë e nevojshme. Ministria e Brendshme thekson se ecuria e mirë e procesit të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike është njëherësh ecuri shpresëplotë për një regjim të liberalizuar vizash me Bashkimin Evropian.”/tvklan.al