Kënga Magjike është festivali i cili mban urën lidhëse mes artistëve të rinj dhe atyre që kanë bërë histori. Ndër vite ky festival është bërë promotor i brezave dhe rrymave të ndryshme muzikore. Java e gjashtë mund të quhet java e nostalgjikëve, sepse artisti BIG, i cili performoi këngën “Zemër xhami” ishte Alban Emiri, një emër i njohur i muzikës shqiptare në fillim të viteve 90. Emiri spikati me këngët “Na lini të jetojmë”, “Quo Vadis brezi im” etj…

“Zemer Xhami” është një këngë e cila flet për varësinë që ka kushdo nga telefoni. Të gjithë lundrojmë për orë të gjata në platforma sociale, ku zgjedhim të flasim, dashurojmë dhe të ndërtojmë marrëdhënie online. Ndonjëherë harrojmë kontaktin dhe rëndësinë e jetës reale.

E meqenese jemi tek jeta reale, pyetjet në pentagramin e kantautorit kishin të benin me marrëdhënie të ndryshme. Pyetja e cila goditi, si shigjete Emirin ishte: Një aktore e famshme ka sugjeruar emrin tënd për kolonën zanore të një filmi ndërkombëtar, por kushti i saj është të kalojë disa netë me ty, si do ia tregoje gruas?”

Albani na la gojëhapur duke thënë se nuk do ishte kundra këtij “rasti të mirë”, ama nga ana tjetër do të përpiqej t’i ruhej xhelozisë së partneres së tij, e cila ndonëse me një shtetësi të huaj, sipas tij është më xheloze se vajzat shqiptare.

/tvklan.al