Gripi A H1N1 pritet te mbërrije brenda pak javësh edhe në vendin tone dhe kjo është e pashmangshme, por drejtues te ISHP-se thonë se nuk ka vend për panik, pasi virusi e ka humbur fuqinë e tij vdekjeprurëse.

Ndaj, personat e prekur prej tij mund ta kalojnë atë edhe ne kushtet e shtëpisë, si një grip i zakonshëm, pa patur nevoje për përkujdesje te specializuar apo për t’u vendosur ne karantine.

Alban Ylli: “Përpjekjet tashmë të shëndetësisë shqiptare nuk po fokusohen në parandalimin e virusit në kufi, por në kapjen e hershme, në kontrollin e komplikacioneve dhe sidomos të vdekjeve. Po përpiqemi të grumbullojmë më shumë raste të dyshuara, sepse nuk e përjashtojmë mundësinë që brenda disa javësh virusi mund të hyjë në Shqipëri, për arsye të periudhës së inkubacionit ai mund të hyjë dhe në mënyrë të fshehtë, për arsye të situatës së lehtë klinike që paraqet ai mund të kalojë dhe pa u vënë re, kështu që sfida jonë për momentin është përveç përgatitjes së shërbimeve shëndetësore qoftë në parësor, qoftë sidomos në spitale ne ta kapim sa më herët virusin.”

Duke iu referuar të dhënave të fundit të Organizatës Botërore te Shëndetësisë, virusi A H1N1 nuk po shkakton me vdekje, përveç rasteve kur personat e prekur prej tij vuajnë nga sëmundje te tjera te renda./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami