Lajme Arkiva 2004

Aldrin Dalipi: Këshilli i Ministrave në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare për stimulimin e bujqësisë dhe zhvillimin e zonave rurale ka miratuar vendimin për heqjen e akcizës së karburanteve për mekanikën bujqësore e cila do të shihet fillimisht në tre zona të vendit dhe për serat me ngrohje në të gjithë zonat e vendit. Efekti financiar i këtij vendimi llogaritet 195 milionë lekë dhe do të fillojë zbatimin e tij, fillimisht në tre zona dhe konkretisht në zonat Sarandë, Delvinë, fier, Divjakë dhe Krujë -Lezhë, për periudhat kohore Maj 2004-Korrik 2005 dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin./tvklan.al