Jo një herë, por dy herë është abuzuar me vajzën 19-vjeçare nga Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar rom. Maria Krikopoulou, avokatja e vajzës, shpjegoi si ka ndodhur ngjarja.

“Abuzimi është bërë në dy faza. Herën e parë, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ndaluan sepse i ndërprenë. Më pas, e morën dhe e futën në makinë, e më pas shkuan në një vend të largët”,

tha avokatja.

Ajo tregon se 19-vjeçarja nuk kishte miqësi me dy autorët, por i njihte për shkak se të rinjtë mblidheshin zakonisht nëpër sheshe ku dëgjonin muzikë. Kurse vëllai i 23-vjeçarit rom është në të njëjtën shkollë me vajzën e abuzuar.

Avokatja shprehet se 19-vjeçarja nuk mund të reagonte dhe nuk mund të bënte rezistencë pasi ndaj saj u ushtrua dhunë.

Vajza ka identifikuar 20-vjeçarin shqiptar Aleksandër Luca dhe 23-vjeçarin rom. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, kurse shqiptari ndodhet tashmë në qeli për rastin e studentes Eleni Topaloudi. Kjo e fundit ishte dhunuar, abuzuar dhe vrarë nga Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.

Të dy kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje dhe ndodhen në qeli. Rasti i rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Vetëm 24 orë pas kësaj ngjarje, Aleksandër Luca kishte abuzuar me vajzën tjetër 19-vjeçare, që u zbulua gjatë kësaj jave.

/tvklan.al