Shkon drejt përmirësimit situata e përmbytjeve në Shkodër. Niveli i ujit ka rënë edhe me rreth 20 centimetra më shumë.

Banorët e fshatit Mali i Jushit të komunës Bushat deklarojnë se përveç dëmeve të mëdha që përmbytja e dytë shkaktoi në orenditë shtëpiake, ajo që u shqetëson është përmbytja e të mbjellave.

“Na ka mbyt livadhet, janxhet. Ta gjeni një pjesë se na jena prapë në mal, po siç e shihni vetë tash këtu e ka mbyt e kanë dalë jashtë familjarët, por këta janë si me thanë kushtet natyrore që vijnë gjithmonë edhe na s’kemi shumë vonë si me thanë. Qeveria është munduar, ka punuar me na, si me thënë, me na lehtësuar dhimbjet e këto punët që kena pasë”.

Po më janë prish shtretnit, më janë prish dyshekë, jorganë, çarçafë, batanija, gjithçka. Gjithçka është mbyt”.

S’ka dëmtime këtu lart jo, por poshtë janë të mbushme shtëpitë me ujë. Kanë nxjerrë bagëtinë, janë dëmtuar shumë disa shtëpi këtu poshtë”.

Rreth 30 shtëpi në fshatin Mali i Jushit janë të përmbytura për herë të dytë, ndërkohë nën ujë ndodhin rreth 1000 hektar tokë bujqësore nga 2000 që janë gjithsej në komunën e Bushatit.

Sipas statistikave të Shtabit të Emergjencës Civile në Shkodër sipërfaqja dhe numri i shtëpive të përmbytura është zvogëluar ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë, duke çuar kështu në përmirësimin e situatës./tvklan.al