Reshjet intensive te ditëve te fundit kane rikthyer rrezikun e përmbytjeve ne mjaft zona te vendit.

Sipas Ministrisë se Bujqësisë vërshimet e ujit kane përmbytur tashme 300 hektarë toke bujqësore ne Sheqeras te Korçës, si dhe një segment toke ne fshatin Lukaj ne Shkodër ku rrezikohen dhe 8 shtëpi banimi.

Ne rrezik janë vene edhe basenet ujëmbledhës ne komunën Klos te Matit si edhe toka bujqësore ne fshatin Dajç ne Shkodër.

Iva Tiço: “Për shkak të reshjeve të mëdha dhe nga rritja e shkarkimeve në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i lumit Buna ka arritur në kuotë rreth 6.12 metër në Dajç. Ka filluar shkarkimi i Bunës dhe nga kanali i Shirgjit, i cili shkarkon në Vilun. Jemi në një situatë kritike ku nëse niveli në Shirgj do të arrijë në kuotën 6.4 metër atëherë fillon edhe përmbytja e tokave në fshatin Dajç”.

 Ministria e Bujqësisë bën me dije se ka kaluar ne gjendje gatishmërie ne zonat qe rrezikohen nga përmbytjet, ndërkohë qe po harton një plan prioritar investimesh për veprat e dëmtuara ne sistemin kullues./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro