Policia ka reaguar menjëherë pas ngjarjes se djeshme ku biznesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij ushtruan dhune ndaj gazetarit Mero Baze ne një lokal ne Tirane.

Për truprojat është lëshuar urdhër arresti ndërkohë qe biznesmen Taçi është shpallur person ne kërkim.

Alma Katragjini: “I dëmtuari Mero Baze u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak Tiranë ku pasi mori mjekimet e duhura u largua për në banesë. Më pas shtetasi Mero Baze ka kryer kallëzim penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ku ka deklaruar se është fyer dhe goditur për shkak të profesionit të tij si gazetar. Për shtetasin Rezart Taçi është bërë shpallja e tij në kërkim policor. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale ndërkohë që materialet do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale të goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”.

Reagime për këtë ngjarje ka patur nga te gjithë aktoret kryesore te politikes ne mënyrë te veçantë nga kryeministri Berisha, presidenti Topi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama./tvklan.al