Alma Katragjini: “Eshtrat janë gjetur nga familjarë në një luginë në fshatin Qerret Komuna Dajt, në afërsi të vendstrehimit për kohë lufte të ish-Komunitetit Ekzekutiv Tiranë. Në këqyrjen e vendit të gjetjes së këtyre eshtrave, përveç eshtrave të gjetura nga familjarët, sot më datë 8 Shkurt 2010, u gjet edhe një kafkë njeriu, e cila u dërgua për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë ligjore në Tiranë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim më Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, vazhdon puna për këqyrjen e të gjithë eshtrave dhe mbetjen kockore, të cilat ndodhen në morgun e Tiranës. Nga deklarimet paraprake, bëhet fjalë për skeletet e 19 personave të ekzekutuar në periudha të ndryshme në kohën e regjimit komunist”./tvklan.al