Laura Totraku: “Në lidhje me deklaratën e bërë në një nga mediat elektronike nga shtetasi Fatos Klosi gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste ku shprehet se policia nëpërmjet një mjeti të vendosur ka përgjuar telefonat e deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar në datat 20 deri në 22 Nëntor 2009 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron opinionin publik se pajisja e të cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi është blerë nga ish-drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot deputeti aktual i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale. Në lidhje mesa më sipër policia e shtetit ka depozituar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë një kallzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për shtetasin Fatos Klosi”./tvklan.al