Këto pamje tregojë atë çfarë ka mbetur në brendësi të katedrales së Notre Damit në Paris, pas zjarrit që shkrumboi pjesën më të madhe të objektit 850-vjeçar.
Bie në sy se pjesa më e madhe e simboleve fetare në brendësi të ndërtesës kanë shpëtuar pa u prekur nga flakët e mëdha. Një mrekulli duket se ka ndodhur me kryqin e madh që mendohet se daton që prej ndërtimit të katedrales.
E paprekur është thuajse e gjithë pjesa e altarit, statujat e Shën Mërisë dhe Jezu Krishtit, si dhe xhamat shumëngjyrësh të dritareve. Po ashtu pjesa më e madhe e ndenjëseve të besimtarëve dhe vendet e ndezjes së qirinjve nuk është dëmtuar.
Brenda në sallë kanë rënë mbetjet çatisë që u shkrumbua krejtësisht. Janë shkrumbuar trarët mbajtës prej dushku po ashtu edhe statujat që ndodheshin në çati. E gjithë struktura e gurit nuk është dëmtuar ashtu si edhe dy këmbanoret e famshme.
Tv Klan