Agjencia e Legalizimeve ka vijuar me punën për legalizimin e objekteve.

Sipas drejtorit të ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës, Agim Berisha, rreth 80% e dosjeve për legalizim në këtë qark janë përfunduar ndërsa pritet që rreth 2000 dosje të tjera të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Agim Berisha: “Ne dhe këto dit po përgatisim prapë materialet për t’i kërkuar qeverisë për të miratuar një numër të konsiderueshëm, mund të jetë 2000 për Tiranën tani dhe po vazhdojmë normalisht punën me ngarkesë të plotë. Kemi prek të gjitha zonat sepse Tirana po thuajse është drejt përfundimit, qyteti i Tiranës dhe ne kemi bërë një ngrehje përfundimtare të tyre dhe në fund të javës janë të mbaruara për të shkuar për në qeveri. Procesi i legalizimit bëhet në dy mënyra, pra njëri kur qytetari ka ndërtuar një tokë me pronarë, pra nuk është pronar vetë. Mund të jetë pronë shteti ose pronë e tjetër kujt që këto detyrimisht duhen bërë me kalim pronësie. Pra bëhesh pronarë me vendim qeverie”.

Krahas kësaj qeveria do të shqyrtojë dhe vendimin për pagimin e vlerës së legalizimit të sipërfaqeve të trojeve të zëna me letra me vlerë. Ndërkohë, parashikohet edhe përgjysmimi i taksës së infrastrukturës./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro