Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri John Withers në cilësinë e vëzhguesit, ka vizituar qendrat e votimit në shkollën “Bajram Curri” në kryeqytet.

Kam ardhur si vëzhgues të shoh si po shkon procesi i votimit. Më vonë unë do të bëj në deklaratë, kanë qenë fjalët e ambasadorit, i cili më pas është interesuar edhe për mënyrën e votimit të qytetarëve.

Withers ka pyetur edhe qytetarët, ai ka gjetur rasti t’i këshillojë madje edhe gazetarët që të votojnë. E rëndësishme është të votohet dhe procesi të shkojë i qetë.

Në interes të ambasadorit ka qenë edhe numri i votuesve të deritanishëm . Përpara se të largohej nga shkolla “Bajram Curri” Withers ka pyetur edhe për Exitpollet që po organizohen nga kompani të ndryshme të sondazheve të opinionit publik./tvklan.al