Lajme Arkiva 2004

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri James Jeffrey ka lënë në mes mandatin 3-vjeçar në Tiranë dhe merr një tjetër detyrë të lartë diplomatike.

Departamenti i shtetit apo i ka komunikuar emërimin si zëvendës ambasador i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Irak i cili është një nga misionet diplomatike me personelin më të madh në botë.

James  Jeffrey u emërua ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në prill të vitit 2002, duke filluar zyrtarisht  punën në Tiranë në tetor të po këtij viti.

Mësohet se Jeffrey ka udhëtuar në fillim të kësaj jave për në Shtetet e Bashkuara ku i është komunikuar edhe emërimi i ri, ndërsa detyrën e re zoti Jeffrey pritet që ta fillojë në 30  qershor të këtij viti./tvklan.al