Diplomatët evropian e amerikan kanë bashkuar forcat për të gjetur një rrugëdalje nga qorrsokaku në të cilin është futur EULEX-i pas bllokadës së Prishtinës zyrtare. Ambasadori Amerikan Cristofer Dell është angazhuar personalisht që të sjellë porosinë e Uashingtonit zyrtar autoritetet kosovare të cila nuk kanë dhënë shenja se do të pajtohen për protokollin në fjalë.

Ambasadori Dell shoqëroi përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë Peter Faith gjatë një takimi që u zhvillua pasdite larg syve të mediave me presidentin dhe kryeministrin e shtetit. Mësohet se diplomati evropian i ka përcjellë dyshes Sejdiu-Thaçi brengën që ka shprehur Brukseli zyrtar, përse kërkesa e evropianëve nuk u përfill nga liderët kosovar se protokolli policor i EULEX-it me Serbinë nuk është në dëm të Kosovës.

Burimet e televizionit tonë thonë se vendet anëtare të bllokut evropian mbesin prapa qëndrimit të tyre për të lëvizur tutje me nënshkrimin e protokollit policor. Gjetja e kompromisit me palën kosovare sipas diplomatëve evropian thuhet se nuk cenon sovraniteti e shtetit të Kosovës, mirëpo pikërisht për këtë punë procedimi me protokollin ka ngecur meqë Prishtina zyrtare refuzon të lejojë nënshkrimin dhe  një marrëveshje ilegjitime. Për ta realziaur takimin me presidentin dhe kryeministrin e shtetit, Peter Faith ka anuluar një vizitë të paraparë të zhvillojë në komunën e Kllokotit në sajë të pregaditjeve të terrenit për decentralizim ndërsa askush nga zyrtarët gjegjës për informim të 4 institucioneve, presidencës, kryeministrisë, zyrës ndërkombëtare civile dhe ambasadës amerikane nuk ka dashur të komentojë takimin e zhvilluar prapa kamerave.

Ndërsa është zmbrapsur Prishtina zyrtare nga qëndrimi i saj, ditë më parë Ambasadori Amerikan Cristofer Dell refuzoi të komenojë për çështje të nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar gjatë një vizite në Pejë ai porositi se administrata amerikane respekton të drejtën e vendosjes sovrane të popullit kosovar si dhe ai dëshiron të ndërtojë një të ardhme të saj./tvklan.al