Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch u ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve të pajisjen me letërnjoftime elektronike. Në një vizitë në qytetin e Kukësit ku ka parë dhe nga afër ecurinë e këtij procesi, Bosch ka lëshuar mesazhin e tij për aplikim sa me te shpejtë në mënyrë që të arrihen standardet dhe në zgjedhjet e 28 qershorit.
Robert Bosch: “Nëse qytetarët që janë pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar duhet të aplikojnë brenda një afati kohor prej 10 ditësh dhe në këtë mënyrë problem zgjidhet pasi numri i personave pa pasaportë dhe letërnjoftim nuk është i madh.
Bosch tha se letërnjoftimi elektronik është i domosdoshëm pasi zgjedhjet e 28 qershorit përbejnë një hap jetik për Shqipërinë në sytë e ndërkombëtareve./tvklan.al