Lajme Arkiva 2003
Deklaratat e djeshme të ambasadorit Jeffrey zbuluan një realitet të njohur i cili bëhet i frikshëm kur del në dritë, ndryshe nga qeveritarët shqiptarë të cilët fshehin kokën si struci para të së vërtetës ambasadori hodhi tej petkun diplomatik duke marrë përsipër të kërcënojë krimin vendor.
Baronët e krimit të cilët janë më efikase se shteti, ndihen të kërcënuar nga fuqia më e madhe në botë, kërcënime të tilla janë vlerë vetëm për terroristët, gjatë gjithë kësaj kohe, shtypi, mediat kanë vënë në dukje paguximin e shtetit ndaj krimit.
Për çdo ngjarje të rëndë të cilat kanë qenë të bollshme këto kohë është kërkuar reagimi i shtetit. Përkundër këtij opinioni shteti ka nxjerrë shefa policie, drejtor, titullarë, të tregojnë sukseset e arritura.
Kryeministri Nano e falenderoi personalisht ministrin e shkarkuar për prishje të rendit publik për punën e shkëlqyer që kishte bërë në luftë ndaj krimit.
Ndërsa dje zyrtarët e qeverisë u turrën të gjejnë në koherencë fjalët e ambasadorit me punën e tyre. Megjithatë sot përsëri kriminelët janë gdhirë të paidentifikuar, të lirë, ndërsa çelsat e luftës tek e fundit i ka marrë një shtetas i huaj që është nisur me mision në Shqipëri për llogari të vendit të vet./tvklan.al