John Withers: “ Zonja dhe zotërinj mirëmëngjesi, ju falënderoj që keni ardhur sot këtë mëngjes këtu për të ndarë me ne së bashku këto orë të para pas zgjedhjeve të mbajtura në Shtetet e Bashkuara në nëntor 2008. Dëshiroj të falënderoj Dhomën Amerikanë të Tregtisë për organizimin e këtij mëngjesi pra sot në bashkëpunim me ambasadën Amerikane, por sot dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju folur si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, por për t’ju folur si një qytetar amerikan dhe një votues amerikan. Sot është një ditë shumë e veçantë për Amerikën dhe për çdo amerikan, rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura mbrëmë që kanë tashmë të shpallur si president të zgjedhur Barack Obamën kanë ndryshuar kursin e historisë. Shumë dekada më parë Martin Luter Kingu shprehu shpresën për një ëndërr për Amerikën. Ishte një ëndërr që mbërtheu vëmendjen e shumë amerikanëve nga çdo fushë e jetës dhe nga çdo shtresë e shoqërisë. Martin Luter Kingu pra, tha që unë ëndërroj për një ditë kur njerëzit në Shtetet e Bashkuara nuk do ta gjykojnë njëri tjetrin përmes ngjyrës së lëkurës po përmes përmbajtjes së esencës të karakterit të tyre. Dhe sot dhe dje pra, miliona amerikan qofshin ata zezak apo të bardhë, meshkuj apo femra, qofshin ata burra apo gra, homoseksual apo heteroseksual, kanë thënë që ata zgjedhin që të shohin përmbushjen e asaj ëndrre. Ata kishin para tyre 2 kandidatët më të mirë që mund të prodhonte Amerika, senatori John McCain, një ndër amerikanët më të shquar të brezit tonë, një njeri me një karakter dhe integritet të tillë që kur pati mundësinë të lirohej nga burgu i luftës në të cilën mbahej në Vietnam për shkak të një programi të veçantë që mundësonte këtë gjë në atë kohë ai zgjodhi që të mos lirohej, po të vazhdonte të vuante së bashku me bashkëluftëtarët e tij të burgosur lufte gjithashtu dhe qëndroi në Vietnam dhe senatorin, tashmë presidentin e zgjedhur Barack Obamën, një afroamerikan që pati guximin të shpresonte…”./tvklan.al