Trajneri Luis De La Fuente, padyshim është një nga më të përfolurit e momentit. Pas fitimit të Europianit me Spanjës, tekniku iberik, është kthyer në më të vlerësuarit në botën e futbollit.

Të gjithë presin të nisë një cikël fitues te Spanja, por trajneri mund të ketë plane të tjera. Sipas raportimeve nga shtypi amerikan, De La Fuente, mund të braktisë stolin e Spanjës.

“Washington Post” raporton se 63-vjeçari dëshiron të marrë drejtimin e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësues të trajnerit, thuhet se kanë kontaktuar me drejtues të Federatës Amerikane dhe i kanë shprehur dëshirën që De La Fuente, të jetë në stolin e kombëtares, për Botërorin e vitit 2026.

Kjo mund të shqetësojë së tepërmi te Federata Spanjolle, që pas disa viteve dështim, më në fund duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur për stolin. De La Fuente ka kontratë me Spanjën deri në vitin 2026. /tvklan.al