Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Ipswich, në debutimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim.
“Djajtë” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutave lojë, me Rashford.
Megjithatë vendasit kishin kontrollin e lojës dhe ia dolën të barazojnë në minutën e 43-të me Hutchinson.
Pavarësisht tentativave, rezultati nuk ndryshoi, me trajnerin Amorim, që e nis me vështirësi dhe merr sinjalin se ka shumë punë përpara.
Me këtë barazim, Manchester United renditet në vendin e 12-të me 16 pikë, ndërsa Ipswich renditet në vendin e 18-të me 9 pikë. /tvklan.al