Arben Sefgjini: “Këtë 6 mujor të ardhurat janë realizuar në shumën 70.6 miliard lekë. Nga 66.4 miliard lekë të programuara ose në masën 106.3%, pra janë arkëtuar 4.2 miliard lekë më shumë se programi. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit e kaluar janë arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 12.8 miliard lekë më shumë ose në masën 122.1 %. Ky tregues i rëndësishëm është rimbursimi faktik i paguar tatimpaguesve në këtë periudhë, në shumën 854 milion lekë. Tashmë për periudhën 6 mujore janë shkarkuar nga interneti 34 mijë e 920 deklarata. Janë bërë 5800 deklarime elektronike e të tjerë./tvklan.al