Ndëshkohen me gjoba deri në pezullim të aktivitetit disa kompani farmaceutike që kanë shkelur ligjin. Ky fakt u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Branave Besnik Jaka, gjatë analizës 1 vjeçare të këtij institucioni. Jaka deklaroi gjithashtu se gjatë 2008, 7 barna janë çregjistruar pasi kishin efekte anësore.
Besnik Jaka: “Gjatë vitit 2008 janë regjistruar 600 barna që kanë përfunduar procesin e regjistrimit nacional kombëtar të Kontrollit të Branave dhe janë 7 barna të çregjistruar. Kemi paraqitur masat administrative për shkelësit e ligjit për barnat dhe shërb9imin farmaceutik të cilat varjojnë nga gjobat 50 mijë lekëshe, në gjobat 20 mijë lekëshe në propozimet dhe heqjet e licensave dhe mbyllje të aktivitetit për 15 subjekte farmaceutike si dhe janë dërguar për njoftim organeve tatimore dhe të policisë 11 subjekte farmaceutike për mbylljen e aktivitetit të tyre.”
ministrja e Shëndetësisë Anila Godo u ndal tek mendimi që i është bërë ligjit të barnave ku theksoi përgjegjësinë që do ketë QKKB në kontrollin e inspektorëve që do të jenë në terren.
Anila Godo: “Do të kemi ora inspektorët farmaceutik në të gjitha rajonet të cilët do të përpiqen të ofrojnë dhe të afrojnë shërbimin farmaceutik në të gjitha pikat doganore për një importim të shpejtë të barnave. QKKB nëse këto rajone me zyrat e tyre përkatëse do të jenë për ç’ka ndodh në sektorin dhe në aktivitetet farmaceutike të rajonit ju nga ana juaj do9 të jeni përgjegjës profesionalisht për çfarë bëjnë këta inspektor.”
Ministrja Godo tërhoqi vëmendjen për respektimin e afate vetë regjistrimit të barnave duke parashtruar kështu pakënaqësitë e kompanive farmaceutike në lidhje me këtë çështje. Në këtë frymë ministrja e Shëndetësisë propozoi që përgjigjet pas kontrollit të barnave tu jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë këtyre kompanive./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Petrit Xhaferri