Drejtuesit së bashku me efektivat e policisë rrugore në kryeqytet kanë zhvilluar një analizë mbi ecurinë e punës gjatë vitit 2008. Kreu i rrugorëve për kryeqytetit, Krenar Ahmeti, theksoi detyrën e vështirë me të cilën përballen çdo ditë efektivat e kësaj policie, por pavarësisht kësaj gjithë trafiku apo problematikat e tjera po përballohen me sukses. Ahmeti kërkoi më shumë bashkëpunim nga institucionet e tjera ndihmëse.
Krenar Ahmeti: “Përballë dinamikës dhe frekuencës së lartë të problematikës që kemi njësinë e kohës, nganjëherë edhe nuk përballohen, duhet me i thonë haptazi këto gjëra. Problemi i mjeteve, problemi i komunikimit, repitetori nuk ka punu shpeshherë, komunikimi me telefon nganjëherë dhe bashkëpunimi dhe me komunitetin”.
Gjatë analizës vjetore efektivat e policë rrugore diskutuan edhe mbi rolin që ata luajnë në parandalimin e aksidenteve e deri tek veprave kriminale./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Montazh: Ergis Hasanbelli