Gazetarja: “Mungesa e ndriçimit rrugor në disa pika hyrëse të kryeqytetit shpesh herë është shkak për aksidente. Siç po e shikoni jemi në Unazën e Re, ku vetëm pak minuta më para ka ndodhur një aksident për shkak të mungesës së ndriçimit.”

Ky është një shqetësim real për drejtuesit e mjeteve, këmbësore, apo edhe për vetë policinë.

“Errësira është vdekje, kalojnë këmbësorë poshtë lart, larg qoftë po të mos jetë shoferi i mirë, i rregullt këtu e shtyp njeriun kur të duash.”

Krenar Ahmeti: “Rrugët kryesore, urbane nuk kanë ndriçim kjo është dhe një ndër faktorët e burimit të aksidentit, por për këmbësorët kanë vështirësi në zhvendosje në rrugën urbane kryesore dhe dytësore.”

Do te duhej fare pak për ta ndryshuar këtë gjendje, siç pohon edhe vete kreu i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet.

Krenar Ahmeti: “Dua të cilësoj se ndriçimi ka qenë, ka funksionuar dikur, tani për shuam arsye ai nuk funksionon. Njëra nga arsyet ka qenë edhe vjedhja e aksesorëve për ndriçim dhe vjedhja dhe e kabullit, këtu psh është vjedhur kabulli me një gjatësi shumë të madhe prandaj dhe Unaza e Re nuk ka ndriçim, por edhe bashkia duke mos vepruar menjëherë për të zëvendësuar këta aksesorë që nuk kushtojnë shumë.”

E ndaj mund të konsiderohet si tjetër çudi shqiptare, ku nga neglizhenca e gjërave të vogla në dukje, mund te kushtojë jetë njerëzish./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Enver Shehu