“Andrra në Retro” ka kthyer në një ekspozitë të mjeteve të vjetëra pedonalen e qytetit të Shkodrës. Mbi 50 automjete retro u ekspozuan për dy ditë në sheshin para bashkisë për dy ditë ndërsa ato tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve, por edhe turistëve të cilët janë të shumtë në këtë periudhë në kryeqendrën e veriut.
Mjetet ishin sjellë nga koleksionistë vendas, por edhe nga rajoni.
“Unë kam mbi 20 vite. Me këto automjete udhëtojmë në evenimente si ky që organizohen.”
Ky është viti i dytë që një aktivitet i tillë organizohet në Shkodër dhe synohet që të kthehet në një traditë.
“Ky është viti i dytë i makinave Retro. Për herë të tretë si makina pretendojmë që ta bëjmë traditë të përvitshme. Shpresojmë që t’ia arrijmë. Me mbështetjen edhe të qytetarëve edhe të Bashkisë besoj se do t’ia arrijmë.”
Aktiviteti u zhvillua në këtë periudhë kur po mbahet edhe kampionati Euro 2024
“Besoj se aktivitete të tilla janë në vazhdën e të gjithë aktiviteteve të ndryshme me bazë të produktit turistik që në po organizojmë në Bashkinë Shkodër. Bashkangjitur atyre të artit, kulturës dhe sportit dhe besoj se këtë vit ka një interes më të madh duke parë një kombinim më të mirë me Kampionatin dhe ‘Fan Zonën’.”
Nga të dhënat rezulton se të regjistruara në vendin tonë janë rreth 700 mjete ndërsa ato janë ekspozuar për qytetarët edhe në qytete të tjera të vendit.
Klan News