Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryetari i PS njeh fraksionet brenda partisë. Në ceremoninë e anëtarësimeve të reja për degën e Tiranës, Fatos Nano, deklaroi se sfidat e mëdha për integrimin dhe transformimin e Shqipërisë europiane, nuk përballohen as nga partitë e vogla dhe as nga fraksionet partiake.
Fatos Nano:- “Këto sfida të mëdha nuk mund të përballohen, nga parti të vogla, apo as nga parti të mëdha që fraksionohen”.
Debati brenda partisë deklaroi kryeministri, i shërben performacës qeverisëse.
Fatos Nano:- “Debati konstruktiv, i cili natyrshëm i shërben dhe arrin të përmirësojë realizimet, përgjegjësitë dhe performacën tonë qeverisëse gjithashtu”.
Përsa i takon garës elektorale në Kongresin e socialistëve, Fatos Nano tha, se nuk jam shquar si frenues i konkurrencës, duke këshilluar me zërin e kryetarit të sapo anëtarësuarit, të pengojnë ambiciet e tyre politike nëse bien ndesh me ato të mijëra socialistëve të tjerë. Pavarësisht se PS është deklaruar si forcë e majtë, vihet re një zgjerim i PS ndaj biznesit.
Kështu shumica e të anëtarësuarve të rinj, janë drejtues të kompanive private. Që nga sot, tesërën e PS e mban në xhep dhe drejtori i KESH Andis Harasani, ish-drejtori i doganave Sokol Kraja, apo këngëtari i grupit Djemtë e Detit, Gentian Demaliaj./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj