Lajme Arkiva 2003
Performanca e Bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të 1 Pillit nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe të komisionerëve që hetojnë veprimtarinë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Edi Rama.
Edhe anëtarët e opozitës dhe ata të mazhorancës, thonë se janë habitur kur i kanë parë, por askush nuk mund të dalë nga politika e partisë që përfaqëson.
Ndre Legisi: Unë nuk mendoj se ka kushtuar shumë lekë, sepse në qoftë se 1 Pillin e vlerësojnë të gjithë si ditën e gënjeshtrave edhe ajo është një mënyrë për ta festuar këtë datë.
Lekë Çukaj: Po është e vërtetë mund të fitoj konkursin shpikësi i atyre rrenave, konkurs ndërkombëtar.
Sali Shehu:Gjyshi im thoshte “Pa qenë budalla nuk të thërret kush”.
Sokol Olldashi: Jo, s’kam kaluar nga bashkia sot.
Gazetarja: E ka bërë me lloj- lloj parullash zoti Rama bashkinë.
Sokol Olldashi: Qenka çmendur.
Mbulimi i bashkisë me parrulla ka pasur edhe një reagim nga Partia Demokratike.
Njazi Kosovrasti: Është e pafalshme kjo që ka ndodhur sot në kryeqytetin tonë. Unë gjej rastin të theksoj se Bashkia e Tiranës nuk është më dhe s’ka për të qenë çiflig i kryetarit të bashkisë zoti Rama. Ne nuk do të lejojmë, grupi i këshilltarëve demokrat në këshillin bashkiak të Tiranës nuk do të lejojë që bashkia e Tiranës të kthehet në monumente karnavalesh, siç kërkon ta bëjë këtë kryetari i Bashkisë së Tiranës./tvklan.al