Lajme Arkiva 2003

Statuti i Partisë Socialiste nuk kufizon në asnjë rast të drejtën e anëtarëve të Partisë Socialiste për të zgjedhur delegatë në konferencat e rretheve pavarësisht nga vendbanimi i tyre apo se ku e bëjnë jetën e partisë.

Është e drejtë ekskluzive e konferencave të partisë në rrethe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre si delegatë për në kongresin e partisë brenda këtij statuti. Ky ishte interpretimi i Komisionit Qendror të Garancive Statusore në Partinë Socialiste.

Sipas kryetarit Mark Nikolli, referenca e sekretarit organizativ nuk pasqyrohet në asnjë vendim të KPD-së ashtu siç është shprehur në kërkesën për interpretim drejtuar komisionit qendror të garancive statusore. Përjashtimi bëhet vetëm për deputetët.

Mark Nikolli: Me përjashtim të deputetëve të cilët duhet të përfshihen në listat dhe kandidaturat për delegatë, në Konferencat e Partisë Socialiste të rretheve ku bëjnë pjesë, në zonat e tyre elektorale, sipas rregullit të vendosur nga vetë Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Edhe pse sekretari organizativ i partisë Agron Dibra, nuk përmend emra konkret, sipas këtij interpretimi, për deputetët Ermelinda Meksi dhe Spartak Braho, duhet të vendosë KPD-ja ose kryetari i partisë meqenëse  nuk janë zgjedhur delegatë në konferencat e rretheve ku bëjnë pjesë zonat e tyre elektorale./tvklan.al