Kalimtarët në qytetin anglez të Edinburg u surpizuan nga autokolona e Presidentit amerikan Joe Biden. Ai ishte duke shkuar rrugës për në samitin e klimës të OKB-së në Glasgow.
Biden ka tërhequr vëmendjen për shkak të autokolonës me 20 makina, të gjitha pjesë e planeve për të ruajtur sigurinë maksimale të Presidentit amerikan.
Vendasit u përballën me një moment surreal, kur makina presidenciale e Biden të cilat mediat e quajnë “bisha”’ndaloi në një pikë karburanti për t’u rimbushur.
Sipas “The Sun”, Presidenti amerikan e përdor e përdor këtë makinë për dalje të ndryshme, kur mendon se siguria mund të jetë një problem.
Modeli i kësaj makine u shfaq për herë të parë më 24 Shtator 2018, kur ish-presidenti Donald Trump ishte gjatë një udhëtimi në Nju Jork.
Klan News