Anton Gurakuqi: “Tërë demokristianët që kanë 17 vjet, që militojnë në Partinë Demokristiane, që kanë mbrojtur me fanatizmin vlerat demokrisitiane duhet që të bëhemi bashkë, por kur themi që duhet të jemi të gjithë së bashku nuk e kam fjalën për ato që kanë ardhur nga PDS-ja, nga LSI-ja, nga PS-ja e tjerë. Por e kam fjalën për ato demokristianë që me vite e me vite e kanë rujt vlerat e kësaj partie. Ne kemi komunikuar me partitë partnerë në botë dhe po komunikojmë çdo ditë duke i bërë të ditur se çfarë përfaqëson Ndoka e kompani dhe çfarë përfaqësojmë ne me të vërtetë. Ne do të dyfishojmë rezultatin e PDK të vitit 2005, ne do të maksimalizojmë fitoren e koalicionit të djathtë në vitin 2009, ne do jemi përkrah PD dhe partive të tjera të djathta”./tvklan.al