Këtë javë në Historia e Fundjavës është sjellë në vëmendje historia e familjes Rrapo. Familja Rrapo jeton në Kuqar, pranë Këlcyrës, në kushte të rënda ekonomike.
Historia e Fundjavës ka shkuar pranë familjes Rrapo dhe takojnë Albinën dheFlorencin që kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve.
Alesia, 7 vjeç, është vajza e tyre e madhe e cila vuan nga një sëmundje e këmbëve, që e pengon të ecë, të vrapojë, dhe i shkakton shumë dhimbje.
Prindërit e Alesias janë gjithashtu të sëmurë, por të padiagnostikuar. Kur Albina mbeti shtatzënë, mjeku e paralajmëroi për një lindje problematike, për shkak të padijes dhe problemeve ekonomike, e vetmja gjë që kjo familje di për sëmundjen e vajzës së saj është se ajo ka shumë dhimbje.
“Nga mesi e poshtë kam dhimbje, kam shumë dhimbje më thotë. U detyrova këtë vit i blevagomarin për të ta dërguar në shkollë”, thotë nëna e Alesias.
Prindërit e Alesiat bëjnë apel për t’i ndihmuar të kurojnë vajzën e tyre, e cila me rritjen po përballet me vështirësi më të mëdha, për të ecur./tvklan.al