Riekspertim kriminalistik të vendngjarjes për marrjen e provave të reja

Rihapet pjesërisht procesi gjyqësor ndaj Arbër Paplekaj, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021. Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e të pandehurit për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik të vendngjarjes nga ekspertë të fushës.

Gjithashtu gjykata e Apelit ka vendosur që para se të dalë me një përfundim lidhur me ankimimin e bërë nga Paplekaj kundër dënimit me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të marrë informacion lidhur me 2 persona të cilët akuzohen për dëshmi të rreme në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj të akuzuarit.

Po ashtu, pjesë e rihapjes së procesit gjyqësor është edhe marrja e informacionit për pezullimin e hetimeve ndaj personave që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Klan News