Një trupë arbitrash nga Shqipëria, do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Conference League mes Luganos dhe Gent.
UEFA i ka besuar sërish gjyqtarëve shqiptarë, me Enea Jorgjin që është arbitër kryesor, ndërsa asistentë të tij në fushë do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.
Arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti. Sa i përket VAR-it, Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent i italianit Marco Di Bello.
Ndeshja Lugano-Gent është planifikuar të luhet më 28 Nëntor, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al