Tensioni në derbin mes Partizanit dhe Tiranës ishte prezent në shumicën e sfidës. Gjithçka kulmoi në fundin e saj, me arbitrin kryesor, Eldorjan Hamiti që kërkoi ndihmën e VAR për të ndëshkuar protagonistët e sherrit masiv që ndodhi pas golit të Partizanit.

Plot 8 kartona të kuq u akorduan prej tij, me Tiranën që e pësoi më shumë. 

Goli i Partizanit me Sembene në fund prodhoi një situatë të paprecedentë dhe një tension të madh në fushë mes lojtarëve dhe stafeve.

Në këtë situatë Hamiti vendosi të tregohet arbitër me dorë të hekurt, duke nxjerrë plot tetë kartonë të kuq. Në momentet e një sherri masiv, i ndihmuar edhe nga VAR-i, Hamiti nuk fal asnjë dhe i lë skuadrat me nga 9 lojtarë në fushë, teksa nuk shpëtuan as drejtues e lojtarë në stol.

Tek Tirana u ndëshkua Ibraimi, Kozi dhe Mici në stol, ndërsa te Partizani e pësoi Bytyçi. Me siguri ky është një nga derbet ku janë dhënë më shumë kartonë të kuq, teksa me siguri do të ketë vendime edhe nga Komisioni i Disiplinës.

Klan News