Përballë krizës botërore ekonomia shqiptare vijon te ruaje një pozicion te favorshëm duke regjistruar rritje pozitive ndryshe nga vendet e rajonit. Deklarata vjen nga guvernatori Fullani, i cili shtoi se pavarësisht kësaj rreziqet vazhdojnë ende te jene te pranishme ne ekonominë botërore pa përjashtuar Shqipërinë.

Ardian Fullani: “Shqipëria ka një pozicion mjaft pozitiv në këtë situatë dhe kjo duhet të bëhet evidente. E rëndësishme është të kuptojmë se ku gjendemi. Në Evropë vetëm Shqipëria dhe Polonia evidentojnë rritje pozitive dhe e dyta, Shqipëria dhe pak vende të tjera kanë arritur që gjatë periudhës së krizës të vazhdojnë reformat strukturore, kryesuar me privatizimin”.

Guvernatori i Bankës se Shqipërisë zgjodhi përfaqësues te biznesit vendas për te adresuar çështje qe lidhen me modelet e rritjes ekonomike dhe sfidat ne vijim.

Fullani iu beri thirrje sipërmarrësve qe krahas një plani te kujdesshëm biznesi te përqafojnë sistemin bankar ne iniciativat e tyre duke rritur kështu transparencën.

Ardian Fullani: “Avantazhet krahasuese të Shqipërisë nuk duhen kërkuar vetëm në pasuritë e mbi tokës dhe të nëntokës apo në plotësimin e kërkesave ende të pashërbyera të tregut shqiptar apo dhe në forcën e lirë punëtore të vendit dhe në pozicionin e tij si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Ndërveprimi në rritje me sistemin bankar do të ndihmonte qartësimin e planeve tuaja dhe do të ulte rrezikun financiar duke iu krijuar juve mundësinë të fokusoheni në administrimin e rrezikut të biznesit për të cilin dhe ju jeni të specializuar”.

Guvernatori ka pranuar rikthimin e besimit te agjenteve ekonomike ndaj sistemit bankar, duke shtuar gjithashtu se nevojitet me shume kreditim ndaj sektorit privat.

Për këtë tha Fullani Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë politika monetare siç ishte ulja e normës bazë te interesit për lekun qe duhet përkthyer ne kosto me te lire për kredimarrjen./tvklan.al