Ardian Fullani: “Mendoj që futja e depozitove në sistem, një performancë më e mirë e bankave dhe rregullimet pozitive në vetë bilancet e bankave japin premisë që problemet e ofertës të jenë më pozitive, por nga ana tjetër do të thoja që varet shumë dhe nga kërkesa, e cila duhet të jetë e bazuar në projekte efektiv, të cilët garantojnë rikthim në kohë të kredisë. Aktiviteti kreditues vijon të mbizotërohet nga kredia në lekë, e cila mbulon kryesisht nevojat e bizneseve për kapital qarkullues. E veçanta e muajit Janar 2010 është se situata e përmirësuar e mjeteve valutore të sistemit bankar po fillon të reflektohet edhe në rritjen e kredisë në valutë.”/tvklan.al