I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë këngëtari i njohur Ardian Trebicka i cili ka një karrierë të gjatë në muzike dhe njihet për zërin e tij të veçante që i ka kënduar ndër vite dashurisë duke ruajtur gjithmonë me kujdes dhe fanatizëm elitarizmin në muzikën që ai bën.
Ai ka folur për herë të parë në këtë emision për ndarjen nga bashkëshorja e tij me të cilën kishin rreth 30 vite bashkë, nga ku kanë dhe një vajzë 23 vjeç Iliana.
Mirela Milori: Sa kohë keni që jeni vetëm?
Ardian Trebicka: Kemi ca kohë që i kemi dhuruar njëri-tjetrit lirinë.
Mirela Milori: Jeni ndarë me konsesus?
Ardian Trebicka: Patjetër, është hera e parë që e them në një studio. Jam ndarë pas 30 vitesh me të.
Mirela Milori: Me qetësi u arrit?
Ardian Trebicka: Nga jashtë po, ndërsa nga brenda nuk e di janë ndjesi personale.
Mirela Milori: Flisni, komunikoni?
Ardian Trebicka: Patjetër.
Mirela Milori: Keni mbetur shokë?
Ardian Trebicka: Po të themi shokë. Jeta është shumë e çuditshme, ndoshta do e lidh me albumet e mia. Unë i kam kënduar shumë dashurisë dhe shumë ndarjes dhe nëse do e kisha menduar që një ditë do më përkisnin dhe mua, do kisha kënduar ndryshe.
Mirela Milori: Nuk do doje të ishe ndarë?
Ardian Trebicka: Nuk e di, unë jam pro e asaj që është e shkruajtur, asgjë nuk mund të kthehet mbrapsht nëse është destinacioni i tillë, nuk luftoj me fatin.
Mirela Milori: Ka respekt pas çdo gjëje që ka ndodhur mes jush?
Ardian Trebicka: Besoj që po, të paktën kështu unë e lexoj jetën time.
Mirela Milori: Vajza e përjetoi apo mbajti një qëndrim të saj?
Ardian Trebicka: Unë nuk kam dashur të kuptoj deri në fund ndjesinë e Ilianës nëqoftëse nuk ma thotë vetë. Pra unë jam që çdo qenie qoftë edhe fëmija, duhet të respektohet dhe të çmohet për gjithça që do të thotë ose jo. /tvklan.al