Pagesa me kriptomonedha mes grupeve kriminale, 18 të arrestuar dhe 2 në kërkim. Sekuestrohen rreth 750 mijë Euro
Nëntor 18, 2024
Drejtoresha e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, doli në një konferencë për shtyp pas operacionit të policisë, të koduar “USDT-1”. Ajo bëri me dije se efektivët e uniformave blu kanë arrestuar 18 persona. Ata akuzohen për disa vepra penale, që nga ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, fshehje të të ardhurave dhe moskallëzim i krimit. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona nga Maqedonia e Veriut. “Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: G. S., R. B., A. K., L. L., M. S., A. R., A. A., S. Gj., A. Gj., D. D., T. A., F. S., P. V., D....