Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Brendan Carr si kryetar të Komisionit Federal të Komunikimeve. Carr është komisioneri më i lartë republikan në këtë institucion qeveritar i ngarkuar për rregullimin e radios, televizionit dhe komunikimeve.
“Komisioneri Carr është një luftëtar i fjalës së lirë dhe ka luftuar kundër ligjit rregullator që ka mbytur liritë e amerikanëve dhe ka penguar ekonominë tonë”, tha Trump në një deklaratë.
Nga ana tjetër, ai falenderoi Trump në një postim në rrjetet sociale. Komisioni Federal i Komunikimeve përbëhet nga pesë komisionerë që shërbejnë mandate pesë vjeçare dhe vetëm tre lejohen të jenë nga e njëjta parti.
Të dielën Donald Trump përzgjodhi Chris W right, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë.
Klan News