Hakan Calhanoglu ka pësuar një tjetër dëmtim, pas atij të pak javëve më parë. Mesfushori ka shfaqur probleme te Turqia, aty ku është i grumbulluar për ndeshet e Ligës së Kombeve.
Calhanoglu u zëvendësua para kohe në ndeshjen ndaj Uellsit dhe tani pret të mësojë shkallën e dëmtimit.
Futbollisti do të rikthehet te Interi të mërkurën, por me shumë mundësi do të jetë jashtë për ndeshjen e kampionatit në fundjavë ndaj Hellas Verona.
Nga kjo situatë mund të përfitojë Kristjan Asllani, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është i gatshëm, ndërsa luajti titullar me Shqipërinë ndaj Çekisë.
Sipas raportimeve nga Italia, mesfushori shqiptar është një nga kandidatët për vendin e titullarit ndaj Veronës. Asllani do të duelojë me Zielinski, për vendin e titullarit në formacionin zikaltër. /tvklan.al