Në episodin ditor të Love Island Albania, që u transmetua ditën e sotme në orën 18:20 në Televizionin Klan, Arlindi i ka treguar Uedës më shumë për veten. Ai ndër të tjera ka folur edhe se si e ka përjetuar emigracionin, që ka lënë gjurmë në jetën e tij.
Arlindi ka shtuar: “Kanë lënë familjet dhe kanë shkuar në një vend që nuk e njihnin. Si mund të sillesh keq me ata prindër që kanë sakrifikuar gjithçka për ty. Mundësitë dhe kushtet për mua kanë qenë shumë të këqija dhe mbaj mend që kam fjetur me këpucët që më blenë për futboll, aq shumë jam gëzuar.”
Partnerja e tij Ueda i ka shprehur mbështetjen e saj dhe ndër të tjera ka shtuar: ”Jam shumë krenare për ty.”
Ndiqni videon më poshtë për të parë rrëfimin e plotë të Arlindit./Love Island Albania