Armando Broja do të luajë si titullar tek Everton për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë është zgjedhur nga minuta e parë, për sfidën e Premier League në shtëpi ndaj Nottingham.

Trajneri Sean Dysche duket se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Brojës ndaj Manchester City-t dhe për këtë arsye e ka hedhur në fushë nga fillimi.

Mundësi e artë për sulmuesin e Shqipërisë për të treguar potencialin e tij, ndërsa shpreson që t’ia shpërblejë besimin me gol trajnerit.

Ndeshja Everton-Nottingham, do të luhet këtë të Diel duke nisur nga ora 16:00. /tvklan.al