Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, duke e mbyllur atë në qeli pa afat për dyshimet se është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike duke drejtuar një grup kriminal.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Çela zgjodhi të mos jap deklarime përballë akuzave të SPAK ndaj tij, se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike në rrugë detare.
Prokuroria thotë se anëtarët e këtij grupi nëpërmjet Lagunës së Patokut me dy mjete lundruese, do të shkëmbenin në det kanabis me kokainë. Shkëmbim që nuk ndodhi për shkak të ndërhyrjes së policisë.
Gëzim Çela gjithashtu do të shlyejë një dënim të Gjykatës për Krime të Rënda dhënë vite më parë për ngritjen e një laboratori të përpunimit të kokainës në Fushë Kuqe.
56-vjeçari i ashtuquajtur edhe si ‘baron i drogës’, u arrestua në 8 Dhjetor 2023 në Kosovë, disa muaj pasi ishte rishpallur në kërkim dhe u ekstradua disa ditë më parë nga Morina, për t’i dhënë fund arratisë 10-vjeçare.
Tv Klan