Kreu i Inspektoratit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka përshëndetur aksionin e SPAK një ditë më parë në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe 9 persona të tjerë për korrupsion.
Enkeleida Hoxha ishte përmendur disa herë në media për vendimet e saj të dyshimta për lirimet nga burgu të persona të dënuar.
Por pas këtij arrestimi, kreu i ILD, Artur Metani thotë se zbatimi i Reformës në Drejtësi është luftë dhe kushdo duhet të bëjë llogaritë e veta.
“Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i Reformës në Drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta”, shkruan Metani në një postim në Twitter. /tvklan.al