Lajme Arkiva 2003

Një person shumë i kërkuar dhe i dënuar me 20 vjet burg për vrasje u arrestua nga Policia e Kukësit. Ai është Kujdesi Kurbali 24 vjeç lindur dhe banues në Letaj të Hasit.

I njohur me nofkën “Komandat Arusha”, akuzohet për disa vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale të cilat dyshohet se i ka kryer në Kukës dhe në Kosovë.

Në Shkodër është kapur një tjetër person i shpallur në kërkim, Paulin Doçi banues në Bushat të Shkodrës është dënuar në mungesë me 13 vjet burg për vrasjen me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Doçi sipas policisë ka ekzekutuar me qëllim për të grabitur Xhemal Taipin në maj të vitit ’97. Ky person u arrestua pranë banesës së xhaxhai të tij dhe në momentin e ndalimit i është gjetur një automatik, një pistoletë dhe një granatë./tvklan.al