Maskimi si një mjek alternativ në një klinikë në Batajnica në periferi të Beogradit me identitet të rremë si Dragan Dabic mjekër të bardhë, flokë të gjata e të thinjura dhe syze nuk e kanë shpëtuar të shumëkërkuarin Radovan Karaxhic nga arrestimi. Pas 13 vite arratisje, 63-vjeçari është kapur të premten nga forcat speciale në kryeqytetin serb, pikërisht në klinikën ku fshihej duke bërë jetën e një njeriu normal.
Pak detaje janë dhënë për operacionin si u arrit deri në arrestimin e Karaxhic. Kush e spiunojë apo nëse ai bëri rezistencë. I rëndësishëm është fakti që tashmë ai ndodhet në duart e drejtësisë. Grupi hetimorë ishte vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se mbanin kontakte me të kërkuarin. Ish-udhëheqësi serb i Bosnje bashkë me ish-komandantin ushtarak Ratko Mlladic. Akuzojnë për krime lufte genocit ndaj 8 mijë civilëve boshnjak të moshës 12 deri në 77-vjeç në vitet 1992-1995.
Pas atestimit 63-vjeçari është mbajtur në qeli dhe më pas u dërgua në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Beograd, ku media ka mundur të fokusojë pamjen e re të tij. Para gjykatësve Karaxhic ka refuzuar të dëshmojë. Fjala e vetme që ka thënë është “nuk flas” kjo është farzë. Ndërsa jahstë gjykatës qëndronte i shqetësuar mes turmave së njerëzve dhe vëllai i tij Luka Karaxhic./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
Montazh: Vilma Halilaj