49-vjeçari Gjelosh Krasniqi u vu në pranga në Pejë
Gjelosh Krasniqi u arrestua nga Policia e Pejës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen tek “Kodra e Diellit” në Tiranë, të Briken Sanajt.
49-vjeçari nga Peja ka dyshime se ka përkrahur autorin e dyshuar, Vladimir Kolën në ekzekutimin e hasmit të tij, 39-vjeçarit Sanaj.
Policia e Kosovës arrestoi edhe personin i cili e kishte ndihmuar që të strehohej në një fshat të Pejës.
Referuar hetimeve të zhvilluara nga Policia e Tiranës, Gjelosh Krasniqi është personi që ka blerë makinën tip Mercedes-Benz që u përdor në vrasje më 24 Tetor 2022, dhe po në atë datë ai ja ka vënë në dispozicion autorit tashmë të identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Makina ishte blerë nga 49-vjeçari nga Kosova tek Kened Antoni, që gjithashtu është në kërkim nga policia për këtë ngjarje, pasi gjatë hetimeve të uniformave blu të kryeqytetit nuk ka treguar krimin ndonëse kishte dijeni.
Implikimi i dy shtetasve kosovar, mes të cilëve dhe Gjelosh Krasniqit, krahas provave të shumta është dokumentuar dhe me pamje filmike. Këta dy persona janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në një lokal në Lezhë ku kanë takuar autorin e dyshuar të vrasjes, Vladimir Kolën.
Ky i fundit dyshohet se është larguar jashtë vendit vetëm disa ditë pas ekzekutimit të Sanajt, me të cilin ishte në hasmëri prej vitit 2012, pasi një familjar i viktimës kishte plagosur me armë zjarri vëllain e autorit.
Tv Klan