Mikel Arteta mendon se afrimet në merkaton e dimrit nuk mjaftojnë që Arsenali të fitojë titullin kampion në Premier Ligë.

Ndërsa “topçinjtë” po vuajnë dëmtimin e Bukajo Sakas, është përfolur shumë nëse duhen bërë blerje të reja, në mënyrë që ekipi të mund të fitojë garën me Liverpulin kryesues.

Por Arteta e mendon ndryshe çështjen e përforcimeve.

“Të nënshkruash me një lojtar nuk mjafton! Shtroj pyetjen pasi ky afrim më pas sa gola duhet të shënojë? Ndoshta 20 gola ka më shumë mundësi? Ndoshta po, por jam shumë i lumtur që kemi dhe numrin e golave ​​që kemi shënuar gjithashtu. Është më se e mjaftueshme për të fituar një titull. Por realiteti është se një ekip tjetër po bën më shumë, kështu që ne duhet të jemi më të zotë, kjo është jeta! Por do të jemi të hapur për ato blerje që mund t’i përballojmë dhe që ne mendojmë se mund të kenë ndikim në ekip”, tha ai.

Tekniku i “Topçinjve” konfirmoi se Rahim Sterling është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë në garë për një vend titullari brenda dy javësh.

Arsenali ka 39 pikë pas 19 javëve të luajtura në Premier Ligë, 6 më pak se sa Liverpuli kryesues që ka edhe një takim më pak.

Klan Neës