Kristjan Asllani rikuperohet plotësisht. Mesfushori shqiptar ka kaluar dëmtimin që e mbajti për një javë jashtë dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushë.

Lojtari kuqezi u shfaq në stërvitjen e fundit të Interit, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Asllani ka hedhur pas krahëve dëmtimin në gju dhe ka marrë ngarkesë të plotë në stërvitje.

Sipas të gjitha gjasave ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e së mërkurës ndaj Arsenal në Ligën e Kampioneve, por shanset që të luajë janë të pakta, pasi është rikthyer Hakan Calhanoglu.

Shqiptari mund të shpresojë në një aktivizim në fundjavë ndaj Napolit. Rikuperimi i Asllanit, është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, me trajnerin Silvinjo, që do e grumbullojë për dy takimet në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës. /tvklan.al