Lajme Arkiva 2003
Atentati i organizuar kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Tiranës mund të ketë lidhje me vrasjet e fundit të disa njerëzve të biznesit me ish Jugosllavinë. Ky deklarim i bërë publik në faqen e agjencisë italiane ANSA i referohet autoriteteve belge të cilat bënë arrestimin e të dyshuarit si autor i vrasjes i shoferit të kryeprokurorit Sollaku.
ANSA nuk bën të ditur nëse ky është një fakt i dalë nga goja e të ndaluarit Altin Arapi, i identifikuar nga prokuroria shqiptare si ekzekutor i Sinës dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”, apo nëse është një fakt i dalë nga hetimet e autoriteteve të drejtësisë.
Nga ana tjetër një nga vrasjet e njerëzve të biznesit që ka pasur lidhje me Kosovën ende e pazbardhur, për sa i përket autorit është ajo ndaj Arben Pojanit, e ndodhur n gusht të këtij viti. Si edhe vrasja e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes i ekzekutuar në lokalin e tij ndërkohë që zhvillohej ndeshja Shqipëri-Rusi.
Deri tani autoritet tona të drejtësisë nuk kanë reaguar lidhur me këtë fakt të ri i cili mund të zgjerojë hetimet dhe të ndihmojë në zbardhjen e ekzekutimeve të tjera të tipit mafioz të ndodhura në kryeqytet.
Mësohet ndërkohë se sy personat e arrestuar në Belgjikë, bashkë me Altin Arapin pasi u riatdhesuan janë marrë në pyetje nga hetuesit, por deri më tani personat që figurojnë në dokumentet e falsifikuara me emrat Elton Ujka dhe Elton Kola nuk rezultojnë të kenë lidhje me “Hakmarrjen për drejtësi” dhe se njohja me Arapin ka qenë rastësore.
I vetmi person i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e sinus deri më tani është Imelda Tasho, inspektorja e Ministrisë së Jashtme dhe e fejuara e Altin Arapit, e cila sipas prokurorisë ka qenë në vendin e ngjarjes në 29 shtator.
Njohja mes Arapit dhe Tashos mendohet të ketë nisur pikërisht në lagjen ku ajo banon në pallatin pas ambasadës greke. Ndërsa pak metra larg dhe përballë me banesën e Tashos ndodhet apartamenti i Orik Shtytit kushëririt të parë të Altin Arapit./tvklan.al